Hard rocku
Hard rock (ose Heavy rock) është një nën-zhandër i muzikës rock që ka zanafillën nga mesi i viteve të 60ta. Kjo muzikë bëhet duke ekzekutuar me instrumente si kitarë elektrike, bas kitarë, bateri dhe të shoqëruara shpesh me piano dhe tastierë.
Hard Rocku u zhvillua dhe u popullarizua në një formë shum të madhe në vitet e 70ta, me grupe si The Jimi Hendrix Experience, Led Zeppelin, Deep Purple, Aerosmith, AC/DC, dhe Van Halen, ndërsa kulmin e arriti në gjysmen e dyt të viteve të 80ta. "Glam metal" bendet tjera si Bon Jovi dhe Def Leppard si dhe tingujt e Guns N' Roses kanë ndjekur me sukses shum të madh në pjesën tjeter të kësaj dekade, para se të humbte popullaritetin me suksesin komercial në vitet e 90ta. Pavarësisht nga kjo, shumë bende kan futur tinguj të hard rock-ut dhe pas vitit 2000 erdhi sërish një interesim nga disa bende, të cilët bënë përpjekje për ta ringjallur (Hard Rock-un), që përseri sjellën frymë të këtij zhandri.
Definicioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hard rock-u është një formë e muzikës rock që karakterizohet me zë të lartë dhe agresiv. Kitara elektrike shpesh është më e theksuar, përdoret me "distortion" si dhe efekteve të tjera, si një instrument për ritme të përsëritura në shkallë të ndryshme, dhe si instrument solo. Tek bateritë karakteristike është të fokusohet në ritëm, goditje të forta të bas-daulles, nganjëherë duke përdorur cembalet për theksim. Kitara bas punon në bashkpunim me bateritë, herë pas here duke luajtur ritme, por zakonisht duhet të përputhet me ritmin dhe kitaren. Këngëtarët mund të këndojnë me zë të ulët, të ashpër, ose zë ulëritës apo bërtimë, nganjëherë në një gamë shumë të lartë, por edhe zë falso.
Në fund të viteve të 60ta termi "heavy meta" është përdorur si zëvendësues i Hard Rock-ut, por gradualisht ky term filloi të përdoret për të përshkruar muzikën me volum dhe intensitet edhe më të madh. Ndërsa hard rock-u mbeti me identitetin e "rock and roll".
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Origjina (vitet e 60-ta)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mes të viteve të 60ta, rock grupet amerikanë dhe në veçanti ato britanike filluan të ndryshojë rock and roll-in, duke shtuar pjesë nga zhandri blues, tinguj të ashpër, rifa të ashpëra me kitarë, bateri bombastike dhe vokal me zë të lartë. Format e hershme të hard rock-ut mund të dëgjohet në versionin e The Kingsmen të këngës "Louie, e Louie" (1963), që ishtë plotësisht me standardet e hard rockut, dhe këngën me ritëm dhe bluz e bërë nga britanikët si "You Really Got Me" nga The Kinks (1964), "My Generation" nga The Who (1965) dhe "Satisfaction (I Can't Get No)" (1965) nga Rolling Stones. Nga fundi i viteve të 60ta ky lloj zhandri u nda në "Hard Rock" dhe "Soft Rock".
Të parët që bënë "Blues-Rock" ishin: Cream, Jimi Hendrix Experience dhe Jeff Beck Group. Cream në këngët e tyre si "I Feel Free" (1966) kishin kombinuar bluz-rock me pop, veçanërisht me rifa dhe solo kitarë nga Eric Clapton. Jimi Hendrix bënte një formë të blues-rock të përzier me psychedelic-rock, ku kishte kombinuar elementet nga blues, jazz dhe rock and roll. Prej vitit 1967 Jeff Beck solli me kitarë të gjëra të reja të virtuozitetit teknik dhe zhvendosi blues-rock-un në drejtim të "heavy rock-ut" me bendin e tij, The Jeff Beck Group. Dave Davies nga The Kinks, Keith Richards nga Rolling Stones, Pete Townshend nga